Aktualitet

S’ndryshojnë masat/ Komiteti i Ekspertëve: Varianti Delta i COVID në 10 qytete, 6 prej rasteve të vaksinuar me 2 doza jash

26 Korrik 2021, 09:22 Nga DOSJA
S’ndryshojnë masat/ Komiteti i Ekspertëve: Varianti Delta i

TIRANË–  Varianti “Delta” ka hyrë zyrtarisht në Shqipëri! Komiteti i Ekspertëve ka bërë me dije në mbledhjen e sotme se nga 21 mostrat që u dërguan në Gjermani për t’u verifikuar, rezultoi se të gjitha ishin pozitive.

Sipas drejtoreshës së Institutit të Shërbimit Publik, Albana Fico ka bërë me dije se “Delta” është e shpërndarë: Tiranë, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Kavajë, Gjirokastër, Korçë, Peqin, Mat dhe Vlorë. Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së përmendi se të infektuarit me variantin e ri të koronavirusit kanë ardhur nga jashtë, madje disa prej tyre kanë qenë të injektuar me të dyja vaksinat.


Bino ka përmendur se rastet e konfirmuara me variantin e koronavirusit vinin nga: Anglia, Gjermania, Çekia, Spanja, Maqedonia e Veriut dhe Pakistani, madje ky i fundit nuk kishte pasur as simptoma. Por pavarësisht prezencës së variantit të ri të pandemisë, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka bërë me dije se pavarësisht qarkullimit të variantit, masat kundër pandemisë së koronavirusit, nuk do të ndryshojnë.

“Pavarësisht se kemi prezencën Delta, niveli i masave nuk do të ndryshojë pavarësisht nga qarkullimi i variatit Delta. Do të mbrohemi mirë nëse respektojnë masat. Vaksinimi është i vërtetuar që të mbron nga shtrimi në spital dhe humbja e jetës. Vetëm kështu do mundemi që të ketë një verë të mirë dhe një dimër më të lehtë se i kaluari,”-tha ajo.

Prania e variantit Delta në vendin tonë u konfirmua një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë, pas përgjigjes që erdhi nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti Delta B.1.617.2.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet komiteti i eksperteve komiteti i eksperteve 26 korrik 2021 komiteti i eksperteve komiteti i eksperteve 26 korrik 2021

Sondazh

Poll