Sport

E shkuara është lënë pas, Eriksen në shëtitje me familjen në Kopenhagen

26 Korrik 2021, 05:55 Nga DOSJA

DANIMARKE – Një ditë me diell dhe një shëtitje me familjen. Gjëja më e bukur e një fillimi të ri, përtej futbollit dhe asaj që do të vijë nesër. Christian Eriksen, siç tregohet edhe në foto, një muaj pas largimit nga spitali, pas atij arresti kardiak në ndeshjen midis Finlandës dhe Danimarkës, përfitoi nga dita e bukur në Kopenhagen, për të bërë një shëtitje në shoqërinë e gruas së tij, Sabrina Kvist, djali i tyre tre vjeç dhe vajza e tyre e vogël.

Momente qetësie dhe dashurie, larg të shkuarës, duke pasur parasysh atë që ndodhi, por që tani lojtari i Interit mund t’i shijojë në qetësi absolute. Pa menduar për të nesërmen, duke i buzëqeshur jetës. Dhe me të gjithë tifozët, zikaltër, por edhe më gjërë, të lumtur që e panë përsëri. Paqësor dhe i rrethuar nga afeksione. Ky është Christian Eriksen, njeri që mposhti vdekjen…

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport arresti kardiak christian eriksen finlandës dhe danimarkës lojtari i interi sabrina kvist arresti kardiak christian eriksen finlandës dhe danimarkës lojtari i interi sabrina kvist

Sondazh

Poll