Sport

Rinovimi i Kessie, mesfushori një hap prapa: “Unë dua vetëm Milanin”!

26 Korrik 2021, 05:12 Nga DOSJA
Rinovimi i Kessie, mesfushori një hap prapa: “Unë dua vetëm

ITALI – Sigurisht nuk është një tërheqje, por diçka në rinovimin e Franck Kessie nuk po shkon siç shpresonte Milani. Një hap prapa në kërkimin e një marrëveshje, ka ardhur nga mesfushorit i kuqezinjve, i angazhuar me ekipin e tij kombëtar në Lojërat e Tokios:

“Unë nuk dua të largohem nga Milani, përkundrazi, unë dua të qëndroj përgjithmonë. Kur të kthehem nga Lojërat, do të rregulloj gjithçka, thjesht e dua Milanin”.

Maldini dhe Massara kanë punuar për një propozim prej 5.5 milionë plus bonus këtë javë për të arritur në gjashtë. Agjenti George Atangana, i cili pritet në Milano këtë javë, kërkon më shumë, por vendimi në këtë pikë do të merret nga vetë Kessie.

“Presidenti”, siç e thërrasin tifozët në Milano, dëshiron të vazhdojë me kuqezinjtë për një kohë të gjatë, por për momentin koka e tij është e zënë në Tokio: “Unë jam krenar që zgjodha Milanin, – ka thënë ai për “Gazzetta dello Sport”, – nuk dua të largohem.

Në fakt, kur të kthehem do të rregulloj gjithçka. sepse dua të qëndroj. Do të doja të isha “President” për gjithë jetën, të paktën në futboll, më pëlqen kur më thërrasin kështu tifozët. Maldini dhe Massara e dinë se çfarë mendoj.”

Milani dhe agjenti i lojtarit, e kanë studiuar formulën e përshtatshme për marrëveshjen për javë të tëra: një rinovim i shkurtër deri në vitin 2024 dhe pastaj do të vendosim se çfarë të bëjmë. Sirenat e Premier League për mesfushorin kanë kohë që dëgjohen, me Liverpoolin në epërsi.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “gazzetta dello sport” do të rregulloj gjithçka maldini dhe massara nuk dua të largohem nga milani propozim prej 5.5 milionë plus bonus thjesht e dua milanin “gazzetta dello sport” do të rregulloj gjithçka maldini dhe massara nuk dua të largohem nga milani propozim prej 5.5 milionë plus bonus thjesht e dua milanin

Sondazh

Poll