Sport

VIDEO / Befasi e bukur! Nga Japonia, futbollisti i olimpikes gjermane i kërkon të dashurës për t’u martuar para kamerave

26 Korrik 2021, 04:30 Nga DOSJA
VIDEO / Befasi e bukur! Nga Japonia, futbollisti i olimpikes gjermane i

JAPONI – Nje ngjarje e bukur ka ndodhur në mjedisin olimpik. Pas ndeshjes së futbollit të fituar 3-2 nga Gjermania ndaj Arabisë Saudite, sulmuesi i Union Berlin, Max Kruse, i ka propozuar të dashurës së tij për t’u martuar gjatë kohës që ishte duke u intervistuar.

Ndërsa Kruise po fliste para mikrofonit të ARD, hoqi fanellën e ekipit përfaqësues të Gjermanisë dhe poshtë saj, kishte një bluzë tjetër me mbishkrim në gjuhën kurde: “Të dua, a do të martohesh me mua?”.

Dhe për të zbukuruar më tej aktin solemn, u ul në gjunjë dhe iu drejtua të dashurës së tij, duke i thënë se së bashku kishin kaluar pothuajse një vit të mrekullueshëm dhe e pyeti nga Japonia e largët ,nëse donte të ishte gruaja e tij.

Mediat gjermane nuk e kanë lënë me kaq rastin e veçantë. Ato e kanë gjetur të dashurën e Kruses, ia kanë transmetuar videon dhe raportojnë se e dashura e tij, Dilan, ka thënë në gjuhën kurde “Ere”, që do të thotë “Po”.

Gjithashtu mësohet, se sulmuesi gjerman këtë kërkesë dëshironte ta bënte kur të shënonte gol, por duke mos qenë i sigurtë se kur do të ndodhte një gjë e tillë, shfrytëzoi intervistën e ARD-së për t’i propozuar të dashurës për martesë.

German footballer @MaxKruse_10 made a marriage proposal live after Germany’s Olympic win over Saudi Arabia. His Kurdish girlfriend Dilan reportedly said ‘Erê’ which means yes. Kruse’s t-shirt reads ‘I love you. ‘Would you like to marry me’ in Kurdish ❤️ ? https://t.co/8wejcXqkqO pic.twitter.com/SXpB5xk9IG

— Mutlu Civiroglu (@mutludc) July 25, 2021

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “të dua a do të martohesh me mua?”. gjuhën kurde “ere” me mbishkrim në gjuhën kurde mikrofonit të ard që do të thotë “po” “të dua a do të martohesh me mua?”. gjuhën kurde “ere” me mbishkrim në gjuhën kurde mikrofonit të ard që do të thotë “po”

Sondazh

Poll