Aktualitet

4 ditë zjarr në malin e Dukatit, digjen 80 hektarë me kullota! Zjarrfikësit tentojnë të fikin flakët me mjete rrethanore,

26 Korrik 2021, 05:44 Nga DOSJA
4 ditë zjarr në malin e Dukatit, digjen 80 hektarë me kullota!

VLORË– Vijon të jetë aktive prej më shumë se 4 ditësh vatra e zjarrit në malin e Dukatit në Vlorë, e cila ka djegur hektarë të tërë me shkurre e kullota. Zjarri nuk rrezikon banesat e banorëve të zonës, por deri më tani ka shkrumbuar jo më pak se 80 hektarë kullota. 

Mësohet se në terren janë angazhuar 10 zjarrfikës, të cilët po punojnë për të shuar flakët me mjete rrethanore pasi për të shkuar te vatra e zjarrit duhen 3 orë ecje në këmbë. Ndërsa presin të ketë ndërhyrje nga ajri, pasi terreni i vështirë ua bën punën thuajse të pamundur.

Nëse flakët vijojnë të përhapen me këto ritme rrezikohet që zjarri të mbërrijë edhe në pyllin e Llogarasë, e cila është zonë e mbrojtur.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vlore zjarr ne malin e dukatit vlore zjarr ne malin e dukatit

Sondazh

Poll