Aktualitet

Sulmi me thikë në xhaminë ‘Dine Hoxha’, prokuroria mbyll hetimet dhe kërkon lirimin e Rudolf Nikollajt: Vuan nga problem

25 Korrik 2021, 16:24 Nga DOSJA
Sulmi me thikë në xhaminë ‘Dine Hoxha’, prokuroria

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet në lidhje me sulmin e ndodhur më 19 prill të këtij viti në xhaminë “Dine Hoxha” ku mbetën të plagosur pesë persona dhe kërkon lirimin e përgjegjësit, Rudolf Nikollaj.

Mësohet se prokurori Hysni Mulaj ka pushuar hetimet për çështjen në fjalë dhe po përgatitet që t’i kërkojë gjykatës lirimin e 32-vjeçarit, me argumentin se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor e nuk mund të akuzohet për veprën penale “vepra me qëllime terroriste”.

Sipas prokurorit Mulaj, Rudolf Nikollaj, duhet të shtrohet në një spital dhe të kurohet për problemet e shëndetit mendor që ka shfaqur.

Nikollaj sulmoi me thikë pesë persona në xhaminë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës, mesditën e 19 prillit. Më pas, ai kërkoi të largohej por kalimtarët dhe besimtarët e tjerë e mbajtën me dhunë deri në mbërritjen e policisë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet rudolf nikolla dine hoxha plagosje ne xhami arrestohet rudolf nikolla dine hoxha plagosje ne xhami

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Korrik 2021, 14:53

Aksident në Shëngjin, plagosen dy persona

LEZHË– Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Lezhë...