Aktualitet

Trendi i shkopit të bejsbollit! Të rinjtë e mbajnë gjithmonë në bagazh, nuk përjashtohen as femrat, rrëfimi: Pa folur as

25 Korrik 2021, 20:24 Nga DOSJA
Trendi i shkopit të bejsbollit! Të rinjtë e mbajnë

TIRANË– “Pa folur asnjë fjalë, ata zbritën nga makina e tyre luksoze, u drejtuan direkt tek mua dhe më goditën me grushta dhe shkopinj bejzbolli. Dhe menjëherë u larguan më pas”. Kështu e nis denoncimin e tij në polici 24-vjecari A.L., një i ri që zgjodhi të ndjekë një model të mirë. Punon në një biznes privat dhe kur konstaton se diçka nuk shkon, ai nuk hesht. Por kjo ndërhyrje i ka kushtuar atij një sulm të paprecedentë që, sipas burimeve policore të Gazetës “Si” ndodhi në 14 korrik në afërsi të një supermarketi.

Shpesh media ka ngritur shqetësimin e sulmeve të organizuara që kryesisht adoleshentët por edhe të rriturit kryejnë me armë të ftohta, zakonisht shkopa bejzbolli dhe doreza metalike.

“Kryesisht shkopinjtë është e pabesueshme por i kemi gjetur edhe në mjete të të rinjve që teksa luajnë kalçeto me njëri-tjetrin, në një rast nuk kanë ngurruar që për një gol t’u drejtohen mjeteve të tyre, ku secili mbante në bagazh shkopinj të tillë, ndonëse bezsbolli nuk është një loje e frekuentuar në Shqipëri”, tha një zyrtar i policisë.

Megjithë fenomenin që ka përfshirë edhe femra, të cilat paradoksalisht janë konstatuar në dy raste me shkopa bejzbolli, trendi nuk ka të ndalur dhe po përhapet në të gjithë vendin.

I riu më i fundit që guxoi dhe tregoi në policinë vendore të kryeqytetit, dyshohet se u sulmua mbasi i kërkoi llogari një klienti që ngacmonte kolegen e tij.

“Punoj kasier pranë supermarketit të fruta-perimeve. Kur më sulmuan personat që e parkuan makinën përballë punës, u përpoqa të vetëmbrohesha.

Gjatë sulmit nuk u fut askush të na ndante dhe as të parandalonte çfarë ndodhi”, vijon më tej sipas policisë i riu që tregoi se të vetmet që ndaluan dhe po shikonin sulmin me shkopa bejzbolli ishin disa gra. “Ato gjendeshin në anën tjetër të trotuarit, por nuk u përfshinë. Askush nuk ndëhyri. Për më tepër nuk i njoh ata që më sulmuan”, deklaron në denoncimin e tij djali nga Tirana

Përse u sulmua?

“Kisha vënë re disa herë që i hidhte fjalë dhe kolegja vihej në siklet, stresohej, ndaj i tërhoqa vëmendjen atij djalit “mos e ngacmo më, nuk e shikon që është në orar të punës”. Ky person më tha “OK, në rregull, më fal”, madje më dha dhe dorën e qeshi. Por pas disa minutave ky person erdhi së bashku me disa të tjerë dhe më goditën me shkopinj dhe grushta”, rrëfen i riu.

Por burimet e policisë mbasi kanë kontrolluar subjektin ku ndodhi sulmi fizik dhe nuk konstatuan kamera sigurie kërkuan ndihmën e studentit që punon kasier.

Polcia i thotë jo zyrtarisht Gazetës “Si” se ka marrë në pyetje edhe vajzën e re që u mbrojt prej kolegut. “Kam një muaj që punoj si kasiere dhe ky person nga fundi i muajit qershor ka ardhur tek vendi im i punës. Në fillim thoshte fjalë joshëse, më thoshte do të marr për nuse, më pas më thoshte do të marr me pahir. Por unë nuk përgjigjesha. Dy ditët e fundit po ankohej për produktet dhe artikujt”, ka thënë vajza.

Në një nga rastet, e reja tregon se si klienti u nervozua me të mbasi ajo po i shmangej dhe për këtë arsye kishte kërkuar ndihmën e kolegut që e zëvendësonte në kasë. “Klienti bërtiti përse nuk më shet më gjëra ti?”, tregon vajza. Pikërisht në çastet kur klienti kërkonte vetëm atë për shërbim, ka ndërhyrë studenti që e ka paralajmëruar: Mos e ngacmo vajzën se është në punë.

Polcia shton për Gazetën “Si” se pas marrjes në pyetje të disa kureshtarëve që panë se si u sulmua punonjësi i supermarketit, arriti të identifikojë targën e automjetit dhe prej aty arriti deri te identifikimi i shoferit. I pari që u shoqërua bëhet me dije se është një i ri që është kthyer për pushime në Shqipëqri, por që jeton në Gjermani.

Ai tha se shkoi në supermarket me një të njohurin e tij dhe as vetë nuk e di se si u përfshi në konflikt. Sipas tij i njohuri i kishte treguar se gjatë shërbimit në supermarket kishte ngacmuar një vajzë, por ajo i ishte përgjigjur: “ ik mos më caj b…”. “Në këtë moment shoku nuk i ka folur më. Herën e dytë kishte ndërhyrë menaxheri – shprehet i riu, – por shitësja ishte tepër agresive dhe e kishtë pështyrë”. Të njëjtin version japin edhe dy të tjerët që e quajnë rastësi përfshirjen në sherr.

Marrë nga GazetaSi

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shkopa bejsbolli shkopa bejsbolli

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Korrik 2021, 14:53

Aksident në Shëngjin, plagosen dy persona

LEZHË– Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Lezhë...