Aktualitet

E rëndë në Klos! 47-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, e vranë vajza dhe e shoqja me sëpatë. I ndjeri dhunonte gruan,

26 Korrik 2021, 05:08 Nga DOSJA
E rëndë në Klos! 47-vjeçari gjendet i pajetë në

DIBËR– Një telefonatë e bërë rreth orës 22:30, në Komisariatin e Matit, ka zbuluar një ngjarje të rëndë në Klos, një vajzë dhe e ëna, kanë vrarë kryefamiljarin Ylber Lezi. Të bërtiturat dhe zhurma që vinte nga banesa e familjes Lezi ka shqetësuar fqinjët, të cilët kanë njoftuar menjëherë Policinë. Me të marrë njoftimin, Policia mbërriti në derën e shtëpisë, e cila mbahej e mbyllur nga nënë e bijë, Mine dhe Aida Lezi. 

E zonja e shtëpisë, u përgjigj në derë duke u shprehur se bashkëshorti ishte në gjumë. Duke përdorur forcën, efektivët hynë nga dritarja duke duke gjetur të pajetë dhe me shenja dhune kryefamiljarin, vetëm 47 vjeç. Ylber Lezi kishte shenja dhunë në kokë dhe në trup, duke ngritur dyshimet se është vrarë me sëpatë nga vajza dhe bashkëshortja e tij, gjë që më pas e konfirmoi policia.

Nënë e bijë janë arrestuar menjëherë dhe do japin dëshminë e tyre përballë hetuesve, ndërsa trupi i të ndjerit është dërguar në morg për të zbardhur edhe shkakun e vdekjes së tij. 47-vjeçari Lezi, njihej në zonë si konsumues i alkoolit, ndërsa dyshohet se kjo është arsyeja e nisjes së sherrit në familje. Megjithatë pritet që grupi hetimor të zbardhë të plotë dinamikën e vrasjes dhe autorin.

Ndërkohë që fqinjët, kanë dëshmuar për gjendjen e vështirë ekonomike e familjes, e cila prej disa ditësh nuk kishte as energji elektrike, për shkak të pamundësisë për të paguar faturat. Sipas dëshmive të fqinjëve, të ardhurat e vetme i kishin nga ndihma ekonomike, ndërsa nënë e bijë vuanin të dyja nga depresioni. Kjo familje kishte dhe një vajzë tjetër, e cila nuk ndodhej në banesë në momentin e krimit, pasi jeton në Tiranë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aida lezi mine lezi vajza vret të atin vritet ylber lezi ylber lezi aida lezi mine lezi vajza vret të atin vritet ylber lezi ylber lezi

Sondazh

Poll