Aktualitet

Rreziku që “Stonehenge” të hiqet nga UNESCO si Trashëgimi Botërore, historiani Tare: Po me Butrintin çfarë do të ndod

25 Korrik 2021, 15:35 Nga DOSJA
Rreziku që “Stonehenge” të hiqet nga UNESCO si

TIRANË- Historiani Auron Tare ka ngritur në pyetje qëndrimin e Butrintit si Pasuri Botërore të UNESCO-s, pas rrezikimit të heqjes së “Stonehenge” (monument parahistorik) në Angli nga kjo kategori. Në një shkrim në Facebook, Tare ka publikuar lajmin e mediumit britanik “The Guardian” ku shkruhet se “Stonehenge” mund të hiqet nga kjo kategori, dhe theksoi se me planin e menaxhimit të Butrintit të zgjedhur nga Ministrja e Kulturës Elva Margariti e cila zgjodhi të njëjtin me të “Stonehenge”, Butrinti mund të pësojë fatin e “Stonehenge”. Tare ka shkruar se Butrinti duhet që të ishte modeli shqiptar në hapësirën evropiane të Trashëgimisë Kulturore dhe Historike.   

Postimi i Tares:

Stonehenge may be next UK site to lose World Heritage status.https://www.theguardian.com/uk-news/2021/jul/23/stonehenge-may-be-next-uk-site-to-lose-world-heritage-status

Po Butrinti?

Sipas gazetes Guardian nje nga Ikonat e Trashegimise Britanike “Stonehenge” mund te humbase statusin e Pasurise Boterore te Unescos. Ky lajm vjen menjehere pasi pjeses historike te Liverpulit ju hoq ky status i rendesishem nga Unesco. Keto vendime per nje vend si Britania ku ka lindur koncepti i ruajtjes se Trashegimise Historike eshte mjaft i rendesishem per te kuptuar rrezikun e madh qe i kercenohet trashegimise kulturore kudo ne bote. Gjithashtu ky lajm na jep te kuptojme se zhvillimet e shoqerise moderne po trondisin rende Trashegimine Kulturore. Ne kete kontekst mund te vecojme levizjen shume te cuditshme per te rrezuar statujat historike ne Amerike apo ne Britani pa asnje analize historike te pejsazhit te kohes kur keto figura jetuan dhe kontribuan. Megjithate ti rikthehemi lajmit te mesiperm. Kercenimi i Stonhenge vjen nga zhvillimet urbane qe po zhvillohen perqark, zhvillime te cilat me sa duket nuk jane mare fare parasysh nga Plani i Manaxhimit te kesaj Qendre. Ne fakt qendra e “Stonehenge” u permend gjate ne shtypin shqiptar kur Ministrja e Kultures Margariti dhe drejtori i fondit shqiptaro amerikan Granof prezantuan Planin e ri te manaxhimit te Parkut te Butrintit.
Te dy keto personalitete deklaruan se Plani i Manaxhimit te Butrintit ishte bere sipas modelit te “Stonehenge” ne Britanine e madhe. Zonja Margariti me kenaqesi e reklamoi Modelin e “Stonhenge” si modelin e duhur per Butrintin megjithese jam i sigurte qe nuk e ka pare ndonje here kete qender dhe nuk ka pasur mundesi ta studioi problematiken e kesaj qendre qe i eshte shitur nga hartuesit e Planit si nje histori suksesi.

Duhet thene se Modeli i Propozuar nga Fondi Shqiptaro – Amerikan ka pasur shume mangesi qe ne konceptim dhe perfshirje te eksperteve shqiptare por ky plan i prezantuar si inovator nuk sjell asgje te re qe nga plani i Manaxhimit 2000-2005. Pervec faktit qe propozon qe Butrinti duhet te manaxhohet nga nje Fondacion i cili me sa duket do te jete Fondi Shqiptaro Amerikan i cili ka paguar edhe berjen e ketij Plani.

Po keshtu sic e kam shprehur ne media, eshte nje model i gabuar Manaxhimi i Butrintit nga nje Fond i huaj kushdo qofte ai. Butrinti duhet te jete modeli ku Shqiperia te tregoje me krenari suksesin e saj ne Ruajtjen manaxhimin dhe shpetimin e kesaj qendre unikale te HIstorise se Mesdheut. Me kenaqesi do te shtoja se ky mendim imi publik u mbeshtet nga vizita private e disa personaliteteve te larta amerikane dhe britanike javen e shkuar ne Butrint, ku ideja se Butrinti duhet te ishte patjeter “modeli Shqiptar” ne hapsiren europiane te Trashegimise Kulturore dhe Historike ishte modeli i duhur.

Disa ditë më parë UNESCO paralajmëroi Britaninë e Madhe për heqjen nga Trashëgimia Botërore “Stonehenge”, për shkak të keqmenaxhimit nga ana e qeverisë britanike. Objekti u vendos në “listën e Trashgimisë Botërore që janë në rrezik”, i cili është një hap pararendës në heqjen e tij nga Trashëgimia Botërore.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet auron tare butrinti elva margariti stonehenge unesco auron tare butrinti elva margariti stonehenge unesco

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Korrik 2021, 14:53

Aksident në Shëngjin, plagosen dy persona

LEZHË– Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Lezhë...