Aktualitet

Rrezikonin të mbyteshin, pushuesit, bluzat e bardha dhe policia shpëtojnë dy të miturat në plazhin e Golemit

25 Korrik 2021, 17:06 Nga DOSJA
Rrezikonin të mbyteshin, pushuesit, bluzat e bardha dhe policia

GOLEM– Dy vajza të mitura, 10 dhe 17 vjeçe, banuese në Elbasan, janë shpëtuar pasditen e sotme në plazhin e Goelmit, pasi rrezikonin të mbyteshin. Me anë të një njoftimi zyrtar, policia ka bërë me dije se vajzat janë pikasur teksa rrezikonin të mbyteshin në det dhe janë nxjerrë nga pushuesit. Patrulla që po qarkullonte gjatë vijës bregdetare dhe bluzat e bardha kanë bashkëpunuar me pushuesit gjithashtu. Vajzat, aktualisht ndodhen në spitalin e Durrsit jashtë rrezikut për jetën nën mbikqyrjen e mjekëve.

Njoftimi nga Policia: Policia, disa pushues dhe bluzat e bardha shpëtojnë 2 shtetase të mitura nga mbytja në det. Efektivët e Postës së Policisë Golem të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare në Plazhin e Golemit, në bashkëpunim me disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, pasditen e sotme kanë shpëtuar nga mbytja 2 shtetase të mitura të moshës 10 dhe 17 vjeçe, banuese në Elbasan.

Shtetaset e mitura aktualisht ndodhen në spitalin e Durrsit jashtë rrezikut për jetën nën mbikqyrjen e mjekëve. Policia e Kavajës duke patrulluar përgjatë gjithë vijës bregdetare është e angazhuar në shërbim të pushuesve të cilët janë të lutur të telefonojnë në numrin 112 për çdo problem duke u garantuar një reagim të shpejtë dhe profesional.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shpetohen dy vajza ne golem shpetohen dy vajza ne golem

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Korrik 2021, 14:53

Aksident në Shëngjin, plagosen dy persona

LEZHË– Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Lezhë...