Aktualitet

Ndërtuan rrugën mbi lumin Shkumbin për të marrë inertet dhe ndryshuan rrjedhën natyrale të ujit, arrestohet 65-vjeçari n

25 Korrik 2021, 18:11 Nga DOSJA
Ndërtuan rrugën mbi lumin Shkumbin për të marrë inertet

PEQIN– Një 65-vjeçar me inicialet E.M., banues në fshatin Karinë, Peqin është vënë në pranga dhe një 60-vjeçar me inicialet D.Z., është proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë ndërtuar një rrugë për shfrytëzimin në mënyrë të paligjshme të inerteve.

Sipas njoftimit të policisë, përmes kësaj ndërhyrjeje, të dy personat kanë ndryshuar rrjedhën natyrale të ujit në lumin Shkumbin.

Njoftimi i policisë Peqin

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin: E.M., 65 vjeç, banues në fshatin Karinë, Peqin si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi D.Z., 60 vjeç, banues në Peqin, pasi nē fshatin Bishqem Fushë, Peqin, kanë ndërtuar një rrugë për shfrytëzimin në mënyrë të paligjshme të inerteve duke penguar rrjedhjen natyrale të ujit në lumin Shkumbin. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 65 vjecari ne peqin lumi shkumbin arrestohet 65 vjecari ne peqin lumi shkumbin

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Korrik 2021, 14:53

Aksident në Shëngjin, plagosen dy persona

LEZHË– Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Lezhë...