Aktualitet

Më shumë se 24 orë, agravon situata në pyllin me pisha nga zjarri në Fier, zjarrfikësit dhe ushtria në vendngjarje, kër

25 Korrik 2021, 15:57 Nga DOSJA
Më shumë se 24 orë, agravon situata në pyllin me pisha

FIER- Zjarri në fshatin Gjorgos në Fier është agravuar më shumë se 24 orë që është rindezur. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se zjarri në pyllin me pisha në Gjorgos po ndihmohet nga relievi i keq dhe erat që fryjnë.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset së bashku me ushtrinë, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë që për shkak të relievit të vështirë zjarrfikësit kanë shkuar në këmbë në vatrat e zjarrit dhe po punojnë me mjete rrethanore. Zjarrfikësit gjithashtu kanë kërkuar ndihmë nga ajri për shuarjen e flakëve për shkak të relievit të vështirë që ka toka.

Pas më shumë se 3 ditësh zjarri në fshatin Gjorgos është aktivizuar sërish. Shkak për riaktivizimin dhe përhapjen e zjarrit janë temperaturat e larta dhe erat që fryjnë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne fier zjarr ne pyllin e gjorgos zjarr ne fier zjarr ne pyllin e gjorgos

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Korrik 2021, 14:53

Aksident në Shëngjin, plagosen dy persona

LEZHË– Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Lezhë...