Sport

“Tokyo 2020”: Japonia kërcënohet nga një tajfun, rrezikohen Lojërat Olimpike

23 Korrik 2021, 20:35 Nga DOSJA
“Tokyo 2020”: Japonia kërcënohet nga një tajfun,

JAPONI – Japonia kërcënohet nga një tajfun, i cili, sipas mediave lokale, mund te rrezikojë programin e disa aktiviteve sportive, vetëm disa orë pas ceremonisë zyrtare që i dha udhë aktivitetit më të madh dhe më të rëndësishëm të botës sportive.

Sipas Accuweather, tajfuni ‘Nepartak’ po shkon në drejtim të Japonisë, me shpejtësinë e erës që arrin deri në 65 km/h. Një përkeqësim i motit tropikal u regjistrua fillimisht në ishullin Guam në Oqeani, por erërat shtuan shpejtësinë e tyre kërcënueshëm ditën e premte, në drejtim të Japonisë.

Metereologut i Accuweather, Jake Sojda, ka sqaruar më tepër: “Për momentin është disi shpejt për të përcaktuar trajektoren e saktë të lëvizjes së tajfuni, por parashikimet aktuale tregojnë që mund të mbërrijë drejt Tokios të hënën ose të martën.”

Ndërkohë, që sipas specialistëve, nuk është përjashtuar edhe mundësia që ky tajfun të pezullojë Lojërat Olimpike, qoftë edhe përkohësisht.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport jake sojda japonia një përkeqësim i motit tropikal një tajfun tajfuni ‘nepartak’ jake sojda japonia një përkeqësim i motit tropikal një tajfun tajfuni ‘nepartak’

Sondazh

Poll