Sport

“Tokyo 2020”: Geschke, merr lajmin trishtues pak orë para garës…

23 Korrik 2021, 20:14 Nga DOSJA
“Tokyo 2020”: Geschke, merr lajmin trishtues pak orë para

JAPONI – Çiklisti gjerman Simon Geschke rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe për këtë arsye nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në garën për rrugë, të planifikuar për nesër paradite.

Kjo u njoftua nga Komiteti Olimpik Gjerman. Dosb raportoi, se Geschke i ishte nënshtruar një testi antigjeni pozitiv, i cili më vonë u konfirmua nga një test PCR. Ai nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në garën rrugore, që do të mbahet në shpatet e malit Fuji.

“Eshtë me të vërtetë e vështirë të pranosh diçka të tillë, vetëm në prag të garës. Unë kam ndjekur të gjitha rregullat e higjienës sa më shumë që të jetë e mundur. Ndihem mirë fizikisht, por emocionalisht është një ditë e errët për mua,”- ka thënë Geschke pasi ka marrë lajmin e keq.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport covid-19 komiteti olimpik gjerman një test pcr simon geschke covid-19 komiteti olimpik gjerman një test pcr simon geschke

Sondazh

Poll