Sport

Laporta “blindon” talentin 17-vjeçar, kushti për t’u larguar 500 mln. euro!

23 Korrik 2021, 09:44 Nga DOSJA

SPANJE – Mbrojtësi i majtë Alejandro Balde, që luan me Barcelonën B, ka rinovuar kontratën me klubin katalanas deri në vitin 2024. Duke qenë se ai shikohet si një nga talentët e mundshëm të skuadrës “blaugrana”, presidenti Laporta e ka blinduar atë me një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh. Shifër stratosferike, por kaq në modë në gadishullin iberik, Spanjë dhe Portugali.

17-vjeçari i lindur në Barcelonë, është pjesë e klubit “blaugrana” që nga viti 2011, duke filluar nga kategoritë më të ulëta të të rinjve deri tek ekipi B. Falë paraqitjeve të tij me ekipin e dytë, Koeman e ka thirrur edhe në përgatitjet e verës dhe ka shumë të ngjarë të mbështetet tek ai gjatë sezonit 2021-2022. Balde shikohet si zëvendësuesi ideal i Jordi Alba në krahun e majtë të mbrojtjes së Barcelonës.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alejandro balde barcelonën b deri në vitin 2024 skuadrës “blaugrana” zëvendësuesi ideal i jordi alba alejandro balde barcelonën b deri në vitin 2024 skuadrës “blaugrana” zëvendësuesi ideal i jordi alba

Sondazh

Poll