Aktualitet

Asnjë viktimë, regjistrohen 31 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

23 Korrik 2021, 15:43 Nga DOSJA
Asnjë viktimë, regjistrohen 31 raste të reja me Covid-19 në

TIRANË– 2 mijë e 456 viktima, 254 raste aktive dhe 130 mijë e 118 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndëtësisë në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2377 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 31 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 6 raste në Elbasan, 5 raste në Skrapar, 3 raste ne Lushnje, 2 raste në Lezhë, Sarandë, 1 rast në Krujë, Fier, Has, Berat, Kamëz.

Aktualisht janë 254 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.Në 24 orët e fundit janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,118 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç. Ministria e Shëndetësisë ju rikujton të gjithë qytetarëve rëndësinë e zbatimit me përpikmëri të rregullave për parandalimin e COVID19 dhe apelon të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (23 Korrik 2021)
Raste të reja ditore      31
Të shëruar në 24 orë     9
Të shtruar në spitale      6
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                2377

Testime totale             871,199
Raste pozitive             132,828
Raste të shëruara       130,118
Raste Aktive                       254
Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              99
Vlorë                25
Elbasan            24
Durrës              23
Kukës                21
Lezhë               16
Shkodër           14
Fier                   14
Berat 11
Korçë                6
Gjirokastër        1

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll