Aktualitet

Aksident në Sarandë, makina del nga rruga dhe përmbyset, gjobitet drejtuesi

23 Korrik 2021, 13:24 Nga DOSJA
Aksident në Sarandë, makina del nga rruga dhe përmbyset, gjobitet

SARANDË– Një automjet i llojit Ford Fiesta ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Mësohet se aksidenti është regjistruar këtë mesditë në rrugën Ksamil-Sarandë.

Bëhet me dije se shkak për daljen nga rruga të mjetit dhe për përmbysjen e tij është bërë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte.

Si pasojë e aksidentit nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Drejtuesi i mjetit, personi me inicialet E.H., është gjobitur për shkak të tejkalimit të shpejësisë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne sarande aksident ne sarande

Sondazh

Poll