Aktualitet

Vatër e re zjarri pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë, zjarrfikësja e ka të pamundur ndërhyrjen!

23 Korrik 2021, 15:09 Nga DOSJA
Vatër e re zjarri pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë,

VLORË– Një vatër e re zjarri ka rënë këtë të premte pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë. Zjarri ka rënë në kodrën e Dukatit fshat, ndërsa janë prekur shkurre e kullota.

Zjarri po përhapet për shkak të erës së fortë, favorizuar edhe nga temperaturat e larta, duke rrezikuar edhe disa toka me të mbjella Në zonë është e vështirë ndërhyrja e zjarrfikëses për shkak të terrenit, ndërsa mësohet se shkaku i rënies së zjarrit janë barinj të zonës.

Edhe më herët vatra zjarri kanë rënë në zonën Orikum – Dukat duke rrezikuar edhe parkun, por ndërhyrja në kohë ka bërë që situata të kontrollohet. 

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne parkun kombetar te llogarase zjarr ne parkun kombetar te llogarase

Sondazh

Poll