Aktualitet

U akuzua për vrasjen e Ridvan Ramazanit, lirohet gjashtë muaj pas krimit Hydajet Mehmedaj, i vëllai në kërkim dhe bashkëpu

23 Korrik 2021, 14:56 Nga DOSJA
U akuzua për vrasjen e Ridvan Ramazanit, lirohet gjashtë muaj pas

SHKODËR– Hydajet Mehmedaj, i cili në muajin Djetor 2020 u shpall në kërkim nga policia për vrasjen e Ridvan Ramazanit dhe më pas u vetëdorëzua, është liruar nga burgu. OraNews shkruan se gjashtë muaj nga ekzekutimi me kallashnikov i Ramazanit, ngjarje e ndodhur më28 nëntor të vitit të shkuar, prokuroria e këtij qyteti ka pushuar akuzën e vrasjes për Hydajet Mehmedajn, duke e lënë të lirë nga të gjitha akuzat.

Sipas argumentit të prokurores së çështjes, Hydajet Mehmedaj, ka qënë shofer i automjetit nga ka zbritur vëllai i tij, Duel Mehmedaj, i cili akuzohet se ka qëlluar disa herë në drejtim të Ritvan Ramazanit, duke e lënë të vdekur në vend. Me përfundimin e hetimeve të kësaj dosje penale, janë çuar në gjykatë si të pandehur: Duel Mehmedaj dhe Mikljor Gjoka. Duel Mehmedaj akuzohet për akuzën e “Vrasjes me dashje” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”, ndërsa Mikljor Gjoka për veprën penale të “Moskallëzimit të krimi”.

Gjithsesi pas hekurave ka përfunduar vetëm Mikljor Gjoka, ndërsa Duel Mehmedaj, vijon të jenë në kërkim nga policia. Dyshohet se është larguar në drejtim të Malit të Zi por ende nuk është bërë e mundur kapja e tij. Të pandehur për akuzën e “Maskallëzimit të krimit”, janë marrë dhe dy punonjësit e pikës së karburantit, Marjeta Gramshi dhe Blerim Mlloja, të cilët edhe pse kanë parë të gjithë skenën e krimit, nuk kanë pranuar të flasin në polici. Ridvan Ramazani (Hyseni) u vra më 28 nëntor, në fshatin Mushan të Shkodrës në afërsi të një pike karburanti, brenda makinës së tij. Në burg ka

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet duel mehmedaj hydajet mehmedaj mikljor gjoka ridvan ramazani vritet ridvan ramazani duel mehmedaj hydajet mehmedaj mikljor gjoka ridvan ramazani vritet ridvan ramazani

Sondazh

Poll