Aktualitet

Ndryshon strategjia? Zbardhet SMS-ja që bën të detyrueshëm vaksinimin e punonjësve të sistemit arsimor: Të ketë përfund

23 Korrik 2021, 14:28 Nga DOSJA
Ndryshon strategjia? Zbardhet SMS-ja që bën të detyrueshëm

TIRANË– Një mesazh i publikuar pasditen e sotme la të nënkuptohej se vaksinimi anti-covid për të gjithë punonjësit e sistemit arsimor është bërë me detyrim dhe duhet të ketë përfunduar deri në nisjen e sezonit të ri shkollor. Mësohet se drejtuesve të institucioneve arsimore u është kërkuar lista e mësuesve që nuk janë paraqitur për tu vaksinuar, duke ndryshuar kështu strategjinë e vaksinimit në Shqipëri.

Në mesazhin e dërguar nga Zyra Vendore Arsimore thuhet se në muajin shtator të këtij viti, i gjithë stafi drejtues, mësimor dhe ai ndihmës i institucioneve arsimore duhet te jete i vaksinuar.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje. Brenda dites se sotme do te dergoni listën e mesuesve qe nuk jane vaksinuar. Ju lutemi sqaroni mesuesit se muajin Shtator 2021 i gjithe stafi drejtues, mesimor dhe ai ndihmes i institucioneve arsimore duhet te jete i vaksinuar. Edhe njehere lexoni mire mesazhin te gjithe mesuesit qe nuk e kane bere vaksinen urgjent te plotesojne tabelen! Raportimi duhet urgjent per ZVA.

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar nuk e mohoi këtë mesazh, por e konsideroi si një keqkuptim nga ana e mediave, ku kërkohej shumë qartë lista me emrat e të gjithë mësuesve që ende nuk ishin vaksinuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar shkruan se mesazhi tregon se kemi të bëjmë me një kërkesë rutinë për informacion në zyrat dhe dhe institucionet arsimore, për numrin e mësuesve të cilët janë duke vijuar procesin e vaksinimit me dozën e dytë. Në reagim shtohet se procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë për t’u mbrojtur nga COVID-19, por në asnjë rast nuk është i detyrueshëm.

Në vendin tonë kanë mbërritur deri tani 1 milion e 611 mijë e 790 doza vaksinash të llojeve të ndryshme dhe në total janë kryer më shumë se 1 milion e 90 mijë vaksinime. 455 mijë e 131 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu kanë bërë thirrje që të gjithë qytetarët të vaksinohen, por asnjëherë nuk është thënë se kjo gjë do të jetë e detyrueshme.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi masiv ne shqiperi nis vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll