Aktualitet

KPA lë në fuqi vendimin e KPK për ndihmësin ligjor, Gentian Lile

23 Korrik 2021, 13:09 Nga DOSJA
KPA lë në fuqi vendimin e KPK për ndihmësin ligjor, Gentian

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndihmësin ligjor në Gjykatën Administrative të Gjirokastrës, Gentian Lile. KPA ka rrëzuar ankimimin pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër për ndëprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj tij.

Më 9 dhjetor 2020, KPK vendosi të ndërpresë procesin e rivlerësimit për Lilen për shkak të dorëheqjes së tij, si dhe t’i ndalojë emërimin në institucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Në njoftimin e KPA-së thuhet se vendimi për lënien në fuqi të Komisionit është marrë në mënyrë unanime nga trupi gjykues i kryesuar nga Ardian Hajdari, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Ina Ramën, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomon. Në njoftimin e Kolegjit nuk sqarohen shkaqet e ngritura në ankimin e Liles.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gentian lile gentian lile

Sondazh

Poll