Aktualitet

Regjistrimi me e-albania po dështon! Ministria e Arsimit po mendon një raund të dytë së shpejti

23 Korrik 2021, 14:15 Nga DOSJA
Regjistrimi me e-albania po dështon! Ministria e Arsimit po mendon një

TIRANË– Një problem shumë serioz që po hasin prindërit e fëmijëve që këtë vit hyjnë në klasën e parë apo në gjimnaze.

Por në këtë proces ka ndodhur një ngatërrim të dhënash të aplikimeve, ku rezultojnë fëmijë të cilëve sistemi u ka vendosur të dhënat e prindërve, si ditëlindja apo vendlindja.

Këto ishin problematikat që kanë lindur nga projekti pilot me regjistrimet on line. Sigurisht që një proces i ri ka mangësitë e veta por e rëndësishme është që ato të zgjidhen në kohë për të mos krijuar më shumë kosto në arsimimin e fëmijëve.

Zgjidhja kërkohet sot, sepse në shtator do jetë vonë dhe nuk duhet që fëmijët të hyjnë në klasa më vonë se bashkëmoshatarët e tyre.

Top Channel u interesua pranë Ministrisë së Arsimit dhe zyrtarët atje janë në dijeni të problematikave që kanë dalë nga regjistrimi on line dhe ata konfirmuan se po mendojnë një raund të dytë regjistrimesh në muajin shtator.

Marrë nga Top Channel 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet regjistrimi ne shkolle regjistrimi ne shkolle

Sondazh

Poll