Aktualitet

“Café do Brasil”, 58 pako të mbushura me drogë, kapet shqiptari në Mal të Zi, kaloi mbi 53 kg lëndë narkotike në tha

23 Korrik 2021, 15:33 Nga DOSJA
“Café do Brasil”, 58 pako të mbushura me drogë,

MALI I ZI- Një 47-vjeçar shqiptar me inicialet G.L., është vënë në pranga nga oficerët e policisë kufitare të Malit të Zi, pasi është kapur duke kaluar 53.1 kilogramë lëndë narkotike, të llojit kanabis. Mësohet se operacioni është realizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Traboin, pasi 47-vjeçari kishte kaluar nga Shqipëria drejt Malur të Zi.

47-vjeçari e kishte futur drogën në 58 pako të ndryshme, të cilat ishin future në thasë me mbishkrimin e një firme kafeje, “Café do Brasil”. Shqiptari dhe lënda narkotike iu dorëzuan oficerëve të Qendrës së Sigurisë të Podgoricës për procedura të mëtejshme.

“Droga narkotike ishte kontrabanduar nga Republika e Shqipërisë në vendin tonë. Prokurori i shtetit dhe oficerët e Sektorit për Luftën kundër Krimit u njoftuan për ngjarjen, dhe personi dhe lënda narkotike iu dorëzuan oficerëve të Qendrës së Sigurisë së Podgoricës për veprime të mëtejshme,”- thuhej në njoftimin e Policisë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne mal te zi arrestohet shqiptari ne mal te zi

Sondazh

Poll