Politike

‘Është koha të japim rezultat’/ Ibrahimi: Jemi në një fazë të pakthyeshme të funksionimit të Reformës në Drejtës

23 Korrik 2021, 10:02 Nga DOSJA
‘Është koha të japim rezultat’/ Ibrahimi: Jemi

TIRANË– Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi deklaroi ditën e sotme nga takimi me përfaqësuesit e institucioneve drejtuese të Drejtësisë se të gjithë duhet të bashkëpunojnë për të dhënë rezultatet e duhura. Ibrahimi u shpreh se ka ardhur koha që të jepen rezultatet maksimale pasi janë në një fazë të pakthyeshme të funksionimit të reformës në drejtësi.


“Vendimet e mëdha politike janë marrë që në vitin 2016. Mendoj se është e drejtë të rishikojmë institucionet drejtues që zgjidhjet të japin rezultatet. Mendoj se ka ardhur koha t’i japim rëndësisë materializimit të politikave publike. Është koha të japim rezultatet në këtë nivel, besoj se pamja e përfaqësuesve të institucioneve tregon qartë që arkitektura e re është komplekse dhe inteligjente dhe në gjendje të japë rezultate maksimale. Duke qenë komplekse sjell nevojën për koordinim. Vetëm kështu mund të japim rezultate. Për të gjitha institucionet që janë të përfaqësuara këtu është koha për të dhënë rezultate sepse jemi në një fazë të pakthyeshme të funksionimit të reformës në drejtësi”, tha Ibrahimi.

5 vite nga Reforma në Drejtësi/ Ambasadorja Kim: Shumë kanë dashur që mos të ndodhë, ne shohim rezultate, detyra juaj ti bëni shqiptarët të besojnë! Soreca: Më shumë bashkëpunim nga politika!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gent ibrahimi klp 23 korrik 2021 gent ibrahimi klp 23 korrik 2021

Sondazh

Poll