Politike

Rama e quajti të vdekur, Dritan Leli i përgjigjet me një fjalë: Reklamë!

22 Korrik 2021, 17:55 Nga DOSJA
Rama e quajti të vdekur, Dritan Leli i përgjigjet me një

VLORË– Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është shprehur se i sheh si reklamë të gjitha sulmet dhe zërat kritikë ndaj tij. Në një intervistë për “Edicioni Veror”, kryebashkiaku Leli tha se nuk e bezdis fakti se është kthyer në një “tabelë qitjeje” për socialistët, madje shtoi se nuk ka menduar as largimin.

I pyetur nëse do të pranonte një ofertë për të kaluar në kahun e Partisë Demokratike, qytetari i parë i Vlorës tha se një kalim i tillë as që i shkon në mendje.

PYETJE: Jeni kthyer si tabelë qitjeje në Vlorë, si ndjeheni?

Dritan Leli: Le ta marrim si promovim pozitiv të Vlorës. Promovohet me teper qyteti. Tani jemi për të shijuar këtë pamje të bukur. Unë jam njeri i gjerë, pavarësisht se jam rritur në ishull, hapësira që më rrethonte ishte e pafund. Punët e ditës janë gjëja më e rëndësishme.

PYETJE: Po të të ofrohej PD-ja, do shkoje?

Dritan Leli: Nuk ka lidhje fare, nuk e kam menduar. As më shkon në mendje.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, socialistët janë të vendosur që të dalin kundër kryebashkiakut Leli. Gjithçka nisi kur ky i fundit nuk pranoi që të linte mandatin e kryebashkiakut për të garuar në zgjedhjet parlamentare. Pikërisht nga ky moment filloi edhe “fushata” kundër tij. Gjatë një inspektimi në Vlorë pak muaj më parë, Rama e cilësoi Lelin si “të vdekurin” e Bashkisë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dritan leli edi rama perjashtimi i dritan lelit dritan leli edi rama perjashtimi i dritan lelit

Sondazh

Poll