Politike

5 vite nga Refoma në Drejtësi, ambasadori Soreca: Kur shqiptarët bëhen bashkë, çdo gjë është e mundur!

23 Korrik 2021, 08:27 Nga DOSJA
5 vite nga Refoma në Drejtësi, ambasadori Soreca: Kur shqiptarët

TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca e ka cilësuar si sukses Reformën në Drejtësi, duke siguruar se nga ana e ndërkombëtarëve do të ketë mbështetje. Në fjalën e tij, në një aktivitet për 5-vjetorin e Reformës, Soreca tha se BE do të investonte dhe 9 milionë euro të tjera, duke kërkuar më shumë bashkëpunim nga politika për implementimin e saj.


Është një moment i rëndësishëm që ka nisur një hap të ri. Ky moment meriton që të kujtohet. Implementimi nuk ka qenë i lehtë dhe jo i thjeshtë. Është esenciale për Shqipërinë që të mos mbetet në të shkuarën. Kur shqiptarët bëhen bashkë, çdo gjë është e mundur. Implementimi kërkon edhe pragmatizëm dhe gjithpërfshirje. Kompetenca është ajo që duhet për t’u përputhur me standardet e BE-së. Të kërkohen këshillat e duhura që të ketë sukses reforma. Është e rëndësishme që të kërkohet lidership nga i gjithë spektri politik. Vijimi i reformës është i rëndësishëm dhe prioriteti kryesor që të ecet para në mënyrë evikase. Pavarësia është e rëndësishme. Objektivi për vitet e ardhshme është që të punohet fort për t’u zbatuar refoma ashtu siç duket. Bazat dhe kornizat ligjore të jenë në vend, të luftohet korrupsionit. Është i nevojshëm bashkëpunimi dhe koordinimi. Patjetër që është e rëndësishme edhe për BE, sepse e kemi mbështetur reformën në të gjitha format dhe nivelet. Kemi menduar dhe përfshirjen financiare. Nuk do ndalojmë se punuari sepse duan ta shohim Shqipërinë pranë BE, ka qenë angazhimi i parë i imi. Do vijnë edhe 9 milion euro të tjera si mbështetje,”-shkruan Soreca.

LAJMI KRYESOR: 5 vite nga Reforma në Drejtësi/ Ambasadorja Kim: Shumë kanë dashur që mos të ndodhë, ne shohim rezultate, detyra juaj ti bëni shqiptarët të besojnë! Soreca: Më shumë bashkëpunim nga politika!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike 5 vjet nga reforma ne drejtesi luigi soreca 5 vjet nga reforma ne drejtesi luigi soreca

Sondazh

Poll