Politike

5 vite nga Reforma në Drejtësi/ Ambasadorja Kim: Shumë kanë dashur që mos të ndodhë, ne shohim rezultate, detyra juaj ti

23 Korrik 2021, 08:16 Nga DOSJA
5 vite nga Reforma në Drejtësi/ Ambasadorja Kim: Shumë kanë

TIRANË– 5 vite nga Reforma në Drejtësi! Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka mbledhur në një tryezë të gjithë krerët e institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë në vend, duke mos harruar as përfaqësuesit ndërkombëtarë.

Pas ministres Gjonaj, një fjalim të shkurtër kanë mbajtur dy ambasadorët e huaj në Shqipëri,  Yuri Kim dhe Luigi Soreca, të cilët bashkarisht kanë bërë thirrje që tanimë është detyra e shqiptarëve që të finalizojnë punën e nisur dhe të fitojnë besimin e qytetarëve. I dërguari i Bashkimit Europian në Shqipëri, premtoi se do të ketë sërish mbështetje financiare duke përmendur një fond prej 9 milionë eurosh. Ndërkohë që ambasadorja Yuri Kim, tha se reforma duhet që të japë frytet duke goditur korrupsionit dhe krimin e organizuar.

Kryeprokurori Olsian Çela ka kërkuar ndryshim urgjent të hartës së re gjyqësore, ku KLGJ ka prezantuar që 34 gjykata që janë aktualisht të ngelen 15, dhe vetëm një Gjykatë Apeli në Tiranë.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja paraqiti punën e bërë nga institucioni që ai drejton, e ndërsa ka parashtruar edhe disa problematika që kanë hasur në problematika. Ai kërkoi ambiente për hetuesit e BKH-së, por edhe ka kërkuar zgjatje të mandatit të prokurorëve të SPAK.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha vlerësoi iniciativën e marur nga Ministria e Drejtësisë për ndërtimin e një godine të re për Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas saj kjo gjykatë ka nevojë për një sallë dinjitoze.

Dy ditë më parë, më 22 korrik në orën 00:46, me vendim unanim, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë pro paketës së ndryshimeve Kushtetuese. Reforma u miratua me 140 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim dhe nisja e reformës, u mbështet edhe nga edhe nga deputetë që ishin kritik ndaj saj dhe dolën si subjekte të dekriminalizimit, ndërsa pas miratimit shumë prej tyre shkaktuan vonesa me mënyrat nga më të ndryshmet.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike 5 vjet nga reforma ne drejtesi reforma ne drejtesi 5 vjet nga reforma ne drejtesi reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll