Politike

5 vite nga Refoma në Drejtësi, Yuri Kim vë “pikat mbi i”: Bëni detyrën! Askush s’është mbi ligjin, koha e “të fu

23 Korrik 2021, 08:33 Nga DOSJA
5 vite nga Refoma në Drejtësi, Yuri Kim vë “pikat mbi

TIRANË– Ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim ka bërë thirrje për më shumë “goditje” nga Refoma në Drejtësi, duke ndëshkuar të “plotfuqishmit”. Në ceremoninë për 5-vjetorin e Reformës, ajo shprehu edhe njëherë mbështetjen e Amerikës në proces, që sipas saj u tentua që të ndalohej. Megjithatë ajo shton, se tanimë është detyra e shqiptarëve, jo e të huajve, që të veprojnë dhe të fitojnë besimin e qytetarëve.


93% e mbështetën Reformën në Drejtësi, kjo tregon sa shumë shqiptarët duan ndryshime. Kjo reformë nuk ka qenë e lehtë apo perfekte. Edhe SPAK u ndërtua dhe po jep rezultate. Ka pasur luftë kundër korrupsionit, janë rrëzuar zyrtarë të korruptuar. Po tregohet se ligji është i barabartë për të gjithë. Askush, s’ka rëndësi sa i fuqishëm mendon se është, nuk është mbi të. Varet nga ju për të treguar se kjo është e vërtetë. Kjo është shpresa e të gjithëve për të siguruar se do ta bëjnë refomën siç duhet. Po luftohet krimi i organizuar dhe politikanë të korruptuar. Disa nuk donin që reforma të ndodhte. Shumë shpresojnë që të ndalojnë, por është detyra e të gjithëve në tavolinë, shqiptarëve jo të huajve, që të bëjnë detyrën. Është koha për ju që të nisni një epokë të rë. Shqiptarët të kenë besim se do të kenë një shans të drejtë në jetë, të kërkojnë drejtësi. Ka nisur. Keni bërë një nisje të mirë, por ka shumë punë për të bërë. Përpjekjet për drejtësi kanë nisur që me administratën Obama, është koha e duhur që të festojmë. Është koha e duhur për të parë ku jemi dhe ku dëshirojmë që të shkojmë. Ata që kanë përfituar nga sistemi i shkuar duhet të kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. E sotmja është koha e mirë për të nisur diskutim për 5 vitet e ardhshëm, në mënyrë që të ketë ndryshim të vërtetë, ju përket juve që të rrokni ndryshimin, që të bëni që sistemi të funksionojë për të gjithë, dhe atyre që kanë përfituar nga sistemi i prishur t’u tregoni që nuk mund të vjedhin më nga populli shqiptar. Ka ardhur koha të tregoni që drejtësia do të mbizotërojë,”-tha ajo.

LAJMI KRYESOR: 5 vite nga Reforma në Drejtësi/ Ambasadorja Kim: Shumë kanë dashur që mos të ndodhë, ne shohim rezultate, detyra juaj ti bëni shqiptarët të besojnë! Soreca: Më shumë bashkëpunim nga politika!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike 5 vjet nga reforma ne drejtesi yuri kim 5 vjet nga reforma ne drejtesi yuri kim

Sondazh

Poll