Politike

Kush po e kërcënon Gazment Bardhin? Numri dy i PD-së shoqërohet nga truproja, zgjedhje personale apo…?

23 Korrik 2021, 07:36 Nga DOSJA
Kush po e kërcënon Gazment Bardhin? Numri dy i PD-së

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi lëviz me truproja. Prej disa ditësh, një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Demokratike është parë teksa lëviz me persona që kujdesen për sigurinë fizike, duke e shoqëruar edhe në selinë blu. 

Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtuesi i emisionit “Log.”, Endri Xhafo, i cili gjatë emisionit të tij ngriti pyetjen: Kush po e kërcënon Gazment Bardhin?

“Të pasurit badygard nuk është ndonjë gjë e madhe është zgjedhje personale. Por nëse numri dy i partisë më të madhe opozitare në Kuvend ndihet i kërcënuar, aq sa të mbajë badygard mua më lind e drejta e pyetjes se kush e kërcënon Gaz Bardhin? Nëse ndihet i kërcënuar a e ka bërë Gaz Bardhi publike autoriteteve ligje zbatuese të vendit. Seriozisht jam i shqetësuar. Fakti që ai ishte numri 1 në Elbasan një nga qarqet më problematik për rendin e mirëkuptoj, Por sot e kam me burime të sigurta dhe vazhdon të ketë. Përse ndihet i kërcënuar? Kush e ka kërcënuar Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike. Nëse do vijë në emision uroj që ai t’i përgjigjet kësaj pyetje,”-ka thënë gazetari Xhafo. Po ashtu edhe gazetarja e politikës, Ambrozia Meta, ka bërë të njëjtin konstatim, ku ndër rreshta, flet edhe për masën e marrë nga numri dy i Partisë Demokratike. 

“Këto ditë, e gjej veten, duke menduar shpesh për Gaz Bardhin. Studenti i Drejtësisë, që dikur parkonte makinën e Oerd Bylykbashit dhe mbante dosjet me draftet e reformës, sot shkon në seli, i shoqëruar me badigardë. E mendoj,nisur nga shprehja popullore, që gjithmonë ka më keq. Gjasat janë, që kur Lulzim Basha, të jetë 60 – vjeç dhe të dalë në pension opozitar, PD – në do ta drejtojë ai,”-shkruan ajo në rrjetin e saj në Facebook.

Ka pasur ndonjë kërcënim apo janë thjesht masa paraprake që Bardhi i ka marrë me kostot e tij për t’i ofruar më shumë siguri vetes? Ndërkohë që zërat kanë ditë që qarkullojnë, ende nuk ka pasur asnjë reagim nga selia blu apo nga vetë Bardhi për të mohuar apo pohuar gjithçka? 

Numri dy i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ishte drejtues politik për zgjedhje e 25 prillit në një nga qarqet, që rezultoi më problematiku, atë të Elbasanit. Gjatë fushatës, Bardhi dëshmoi nga shumë afër vrasjen e Pjerin Xhuvanit, një ngfa figurat problematike të qytetit, i cili pretendohet se në momentin e vrasjes po blinte vota për kundërshtarët. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gazment bardhi gazment bardhi me truproja gazment bardhi gazment bardhi me truproja

Sondazh

Poll