Politike

KLP emëron dy prokurorët e rinj në SPAK, emërime të reja nëpër qarqe, bëhen lëvizjet e radhës nëpër Prokuroritë e q

23 Korrik 2021, 07:18 Nga DOSJA
KLP emëron dy prokurorët e rinj në SPAK, emërime të

TIRANË–Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë disa vendime të rëndësishme duke emëruar dy prokurorët e rinjë në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas intervistimit, detyrën e re e kanë marrë prokurorët Adnan Xholi dhe Dorina Bejko. Prokurori Xholi ka marrë 183 pikë nga vlerësimi, Dorina Bejko me 180 pikë, duke e çuar në 15 numrin e prokurorëve në SPAK.

Po ashtu ka pasur emërime të reja në institucionet e Prokurorisë në disa qarqe të vendit. Erjon Shehaj, në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë; Pierind Çukaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë; Durim Bedini, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë; Julian Çafka, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër; Lazër Çardaku, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

Gjithashtu Këshilli vendosi të vlerësojë të përfunduar, procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokuroren Dhorina Theodhori, kandidate për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë dhe për prokurorin Abaz Muça, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat. Pas këtij momenti ata lejohen të vijojnë me procedurat e mëtejshme të ngritjes në detyrë për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë.

Po ashtu në takimin e sotëm, Këshilli që të pranonte kërkesën për dorëheqjen e prokurorit Agron Gjana, e cila do të hyjë në fuqi më 31 gusht.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike klp 23 korrik 2021 klp 23 korrik 2021

Sondazh

Poll