Politike

5 vite nga Reforma në Drejtësi/ Vitore Tusha: Gjykata Kushtetuese do bëhet me godinë të re

23 Korrik 2021, 10:02 Nga DOSJA
5 vite nga Reforma në Drejtësi/ Vitore Tusha: Gjykata Kushtetuese do

TIRANË– Në tryezën për 5-vjetorin e miratimin e Reformës në Drejtësi, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha ka dhënë shifra lidhur me punën e bërë.  Teksa fliste për reformën, ajo foli për ecurinë e Gjykatës Kushtetuese, duke e vlerësuar Ministrisë së Drejtësisë për ndërtimin e një godine të re për Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas saj kjo gjykatë ka nevojë për një sallë dinjitoze.

Ndryshimet prekën edhe kompetencat e Gjykatës Kushtetuese, Gjykata nuk ka ende një vendimmarrje për kërkesat individuale, pasi kërkuesit nuk kanë mundur të plotësojnë kërkesat paraprake, që ka të bëjë me shterimin e mjeteve juridike. Ndonëse para sfidës së një trupe të paplotësuar tërësisht dhe një trupë të re, ka kryer një punë voluminoze, përgjatë këtij viti kemi shqyrtuar 120 çështje, 30 vendime përfundimtare dhe 95 për mos kalimin. Ajo ka shqyrtuar stokun e çështjeve të mbartura dhe i ka dhënë vendimet e arsyetuara brenda afatit, përveç synimit parësor, Gjykata i ka dhënë të njëjtën rëndësi miratimin e akteve të brendshme të saj. Mos miratimi i buxhetit nga Kuvendit për buxhetin e Gjykatën Kushteuese, ka kufizuar punën e saj. Dallimi mes nevojave të gjykatës he shkallës së miratimit të tij, vazhdon të rritet në këtë kuptim do të vlerësoja pozitive çka u prezantua sot nga Ministria e Drejtësisë, për ndërtimin e një godine për Gjykatën Kushtetuese për 5 vitet e ardhshme,”- tha Tusha.

LAJMI KRYESOR: 5 vite nga Reforma në Drejtësi/ Ambasadorja Kim: Shumë kanë dashur që mos të ndodhë, ne shohim rezultate, detyra juaj ti bëni shqiptarët të besojnë! Soreca: Më shumë bashkëpunim nga politika!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike 5 vjet nga reforma ne drejtesi reforma ne drejtesi vitore tusha 5 vjet nga reforma ne drejtesi reforma ne drejtesi vitore tusha

Sondazh

Poll