Politike

Nuk mori mandat në Gjirokastër/ Roland Bejko zbardh prapaskenat: U bë gabim, vunë Tritan Shehun të parin! I përgjigjet dep

22 Korrik 2021, 16:18 Nga DOSJA
Nuk mori mandat në Gjirokastër/ Roland Bejko zbardh prapaskenat: U

TIRANË– Roland Bejko, kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Gjirokastër në zgjedhjet e 25 prillit, ka analizuar “gabimet” e bëra gjatë fushatës nga demokratët. Në një intervistë për “Report Tv”, ai u shpreh PD-ja i kishte të gjitha shanset për të marrë dy mandate, por “u luajt” gabimisht dhe gabimi nis që nga vendosja e emrit të Tritan Shehut, si i pari i listës. 

“Gabimi u bë që në fillim në vendosjen e kandidati, ai bëri të gjitha makinacionet për ta marrë me çdo kusht pozicionin për të qenë i pari në Gjirokastër, dhe po të qëndronte në shtëpi, një kandidat i PD do e merrte. Unë nuk e pranova të isha i dyti, se ky çift ka qenë dhe 2017, baza më propozoi mua dhe bëri një sondazh PD që duhet ta shikonte të drejtë dhe kjo nuk u bë, duhej me profil lokal, se aty ka vota është qark i vogël dhe do të duhej të operohej me njohje personale dhe prirja e këtij zotërie në qarkun e Gjirokastrës ishte shokuese dhe nuk e motivioi PD, brenda partisë u luajt keq. Unë preferova që i dyti të ishte Vangjel Tavo, por LSI nuk e pranoi se nuk ra dakord në terma të përgjithshëm dhe kjo skemë nuk u pranua. Unë u preka nga COVID dhe u humb filli i fushatës. PS e përqendroi te i treti, i pari dhe i dyti punonte për të tretin, në Gjirokastrës në PD punohej për të parën. Kjo bëri që dhe njerëzit që më mbështetësit të strukej,“-tha Bejko.

Përgjigjia i erdhi sot nga vetë Tritan Shehu, i cili tha këto kritika nuk i shërbejnë Partisë Demokratike, madje kërkoi që kolegu të ishte më i kujdesshëm me prononcimet e tij, por pranoi diçka. Me aleatët nuk funksionoi bashkëpunimi! Ndërkohë që shtoi se fakti që nuk ishin në një listë të përbashkët me LSI-në bëri që të humbnin shumë vota në atë qark.

‘Nuk merrem me individë. Nuk i shërbejnë PD-së këto reagime, i këshilloj të jenë më të kujdeshëm dhe më të qetë në të tilla prononcime. Nuk i shërbejnë as analizës së PD-së. Në Gjirokastër të gjithë luftuan për votën për PD ishin të gjithë të motivuar për votën e PD dhe solli që të dilnim në një rezultat nga më të mirët në procesin zgjedhor. Nuk funksionoi realizimi i aleatëve tanë për mënyrën e bashkëpunimit me ne. Me gjithë kërkesat tonë të vazhdueshme, me gjithë këmbnguljen tonë për të qenë në një listë me ne gjë që bëri të humbinim mbi 10 mijë vota, pasi nuk ishim në një listë me LSI,’- tha Shehu.

Ndërkohë që dhe dje Tritan Shehu ka pasur një përballje në distancë me deputetin e Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Mark Marku, i cili u shpreh se brenda në Partinë Demokratike duhet ndryshim dhe qarkullim i elitave. (SHIKO KËTU)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike roland bejko tritan shehu zgjedhjet 25 prill 2021 roland bejko tritan shehu zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll