Politike

Maqedonia penalizohet nga Bullgaria për në BE, Zaev: Shqipëria të gjykohet veçmas, i uroj shumë lumturi fqinjëve

22 Korrik 2021, 16:42 Nga DOSJA
Maqedonia penalizohet nga Bullgaria për në BE, Zaev: Shqipëria

SHKUP– Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka kërkuar ndarjen e Shqipëria nga vendi i tij lidhur me procesin e çeljes së negociatave për integrimin në Bashkimin Europian. Në një intervistë që ai ka dhënë për “Deutche Welle”, Zaev tha se i uronte fat vendit tonë, duke ngulur këmbë që të ndahej nga Maqedonia e Veriut. 

“Këshilli Evropian beson se do të jetë më e lehtë për të marrë një vendim për të nisur negociatat për të dy vendet në një paketë, sesa individualisht. Por nuk ka asnjë problem për të nëse të dy vendet tani ndahen për shkak të vetos nga Sofja. Çdo vend meriton të gjykohet nga rezultatet e tij. I uroj sukses dhe lumturi fqinjit tonë perëndimor, Shqipërisë, që të vazhdojë në atë rrugë nëse vazhdon kjo bllokadë nga Bullgaria,”-tha ai në fjalën e tij.

Në mbledhjen e fundit, ministrat e Jashtëm nuk ranë dakord lidhur me çeljen e negociatava për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo për shkak se Bullgaria nuk ka hequr dorë nga kundërshtimi në rastin e Maqedonisë së Veriut dhe si pasojë disa vende tjera nuk kanë dashur që të nisen negociatat vetëm me Shqipërinë. Vendet po kërkojnë për një marrëveshje, pasi sipas historiografisë zyrtare bullgare, banorët me origjinë sllave të Maqedonisë së Veriut janë bullgarë dhe flasin bullgarisht – por pësuan ‘lavazh truri’ gjatë regjimit komunist në Jugosllavinë e Titos (1945-91). Kështu u krijua një identitet dhe gjuhë e re “maqedonase”, megjithatë ky pretendim nuk është i ri, por është pozicioni zyrtar i Bullgarisë që nga vitet 1950. Pretendim që pritet t’i kushtojë Shqipërisë.

Marrë nga DW 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike integrimi i shqiperise ne be zoran zaev integrimi i shqiperise ne be zoran zaev

Sondazh

Poll