Aktualitet

U lirua me kusht nga Gjykata, apeli e rikthen sërish në qeli! 46-vjeçari arrestohet në Sarandë për prodhim dhe shitje nark

22 Korrik 2021, 15:54 Nga DOSJA
U lirua me kusht nga Gjykata, apeli e rikthen sërish në qeli!

SARANDË– Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga policia e Sarandës, pasi akuzohet për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Sipas policisë, i arrestuari është Leonard Kodra, 46 vjeç, nga Korça, i cili  ka qenë i dënuar më parë me 6 vite e 8 muaj burg. Ai u lirua me kusht por tashmë Gjykata e Apelit Korçë e rrëzoi këtë vendim duke e kthyer sërish në qeli për të vuajtur dhe 1 vit e 6 muaj burg.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar. Vihet në pranga një 46-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:

Leon Kodra alias Leonard Kodra, 46 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë me 6 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Korcë dhe i liruar me kusht, pasi Gjykata e Apelit Korçë ka rrëzuar vendimin për lirim me kusht nga burgu duke e rikthyer për të vuajtur dhe 1 vit e 6 muaj e 23 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. 46-vjeçari do ti dorzohet shërbimeve të DVP Korçë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 46-vjeçari leonard kodra sarande arrestohet 46-vjeçari leonard kodra sarande

Sondazh

Poll