Aktualitet

E duan ekstradimin e tij! SPAK tre kërkesa Emirateve të Bashkuara për Florenc Çapjan, çfarë i komunikuan nga Shqipëria

22 Korrik 2021, 15:54 Nga DOSJA
E duan ekstradimin e tij! SPAK tre kërkesa Emirateve të Bashkuara

TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dërguar 3 kërkesa homologëve të Emiratëve të Bashkuara Arabe. Burime për “BW” bëjnë me dije se shkresat janë dërguar vetëm për Florenc Çapjan dhe lidhen me detajet e hetimeve ndaj tij. 

Pala shqiptare ka kërkuar që të akuzuarit për porositjen e vrasjes së dyfishtë të Gentian dhe Nezir Beqirit, ti komunikohet mbyllja e hetimeve, dërgimi i çështjes në gjyq dhe kërkesa për ekstradim.

Megjithatë kjo e fundit duket e vështirë, pasi Çapja në Dubai ka kërkuar azil politik, duke vendosur pikëpyetje lidhur me ekstradimin e tij në vendin tonë. Për më tepër që ka qenë i pajisur edhe me leje qëndrimi, çka pritet që ta vështirësojë punën për kthimin e tij në Shqipëri.

Çapja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se është porositësi dhe organizatori i vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit. Ndërkohë që në burg për vrasjen e dyfishtë, në pritje të përfundimit të hetimeve, është xhaxhai i tij, Ardian Çapja. Për Florencin, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. 

Emri i Ardian dhe Florenc Çapjas në lidhje me vrasjen e dyfishtë doli pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi. Ky i fundit ka deklaruar se Ardian dhe Florenc Çapja kanë financuar vrasjen e Gentian Beqirit për t’u hakmarrë për vrasjen e Sokol Çapjas. Bardhi tregoi gjithashtu se ka takuar Ardjan dhe Florenc Çapjan në zonën e Krrabës, ku prezent kanë qenë edhe Olsi Leku, Etjen Cani dhe Klajdi Dokoli, duke shtuar se të gjthë kanë dijeni për ngjarjen.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet florenc çapja florenc capja vrasja e gentian dhe nezir beqirit arrestohet florenc çapja florenc capja vrasja e gentian dhe nezir beqirit

Sondazh

Poll