Aktualitet

Aksioni ‘heroik’ i Rojës Bregdetare në Karaburun…një flluskë sapuni! Qytetari i nxjerr gënjeshtrën: I mora unë turi

22 Korrik 2021, 14:53 Nga DOSJA
Aksioni ‘heroik’ i Rojës Bregdetare në

KARABURUN– Një “mega-aksion” u raportua sot nga Roja bregdetare, lidhur me shpëtimin e disa turistëve që kishin mbetur të bllokuar për shkak të një avarie në shpellën e Haxhi Alisë. (Shiko këtu)

Për shkak të një përplasjeje me shkëmbinjtë, skafi pësoi avari dhe kërkoi për ndihmë duke lëshuar sinjalin “SOS”. Por ndihma e parë nuk erdhi nga Roja bregdetare, ashtu siç edhe u pretendua dhe propagandua nga Policia.

Dosja.al ka kontaktuar me një të ri, i quajtur Brisendes Lëngu, i cili ka treguar se ka qenë ai që ka shkuar i pari për të marrë turistët, ndërsa Roja Bregdetare ka nxjerrë në breg vetëm skafin. 

Isha aty afër. Mora atje mora turistët, ndërkohë që ai po e tërhiqte vetë me gomonen e tij ndihmëse. Ai po tërhiqte skafin, unë mora njerëzit dhe i dërgova në plazh. Erdhi Policia, po unë isha aty i pari. Nuk ishte asgjë alarmante. Unë sa erdha nga deti, më thanë po të heqin meritat. Unë ata i kam njerëzit e mi. Ku janë turistët, nëse i ka marrë Policia?,“-tha ai. Ndërsa në fakt pyetja që ngre qëndon. Në të gjithë videon, tregohet vetëm skafi që po shpëtohej por pushuesit nuk dukeshin askund. 


Nëse ende nuk e dinë, është detyra e Rojës Bregdetare që të shpëtojnë të gjithë pushuesit në rrezik, madje do të marrin dhe përgëzimet e rastit në rast se e bëjnë mirë detyrën e tyre, por nuk është e drejtë që të heqin meritat qytetarëve për propagandë. Nuk ka asgjë të keqe nëse qytetari ka qenë pranë dhe i ka ndihmuar i pari, por a nuk do të ishte e drejtë që të përmendej dhe ai në njoftimin ‘heroik’?

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shpella e haxhi alise skafi rrezikon mbytjen shpella e haxhi alise skafi rrezikon mbytjen

Sondazh

Poll