Aktualitet

Arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Itali, u kap me 17 kg kokainë në makinë

22 Korrik 2021, 15:20 Nga DOSJA
Arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Itali, u kap me 17 kg kokainë

ITALI-Policia Italiane ka sekuestruar ditën e sotme 17 kg kokainë të pastër dhe ka arrestuar dy persona, njëri prej të cilëve ishte me 44-vjeçar me shtetësi shqiptare.

Mediat Italiane shkrujnë se i përfshirë në këtë ngjarje ishte edhe një shqiptar. Rasti u vu re gjatë një kontrolli rutinë të policsë italiane, ku një makinë me targa gjermane po lëvizte në shpejtësi dhe personat brenda saj ishin të nervozuar. Pikërisht ‘nervozizmi’ i tyre u bë shkak që policia të ndalonte makinën dhe të gjenin sasinë e drogës ën makinën e tyre.

Në makinë ndodhej një 44-vjeçar shqipëtar dhe një 35-vjeçare rumune. Të dy personat u arrestuan dhe kokaina, e cila nëse do shitej në treg do të kishte kapur vlerën e 2 milion eurove, u sekuestrua nga policia. Për gjetjen e kokainës u përdorën qen të specializuar.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 17 kg kokaine arrestohet shqiptari ne itali itali 17 kg kokaine arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll