Aktualitet

Plagosje, goditje me thikë dhe dhunë ndaj gruas, bien në prangat e policisë 7 persona në Tiranë (DETAJE)

22 Korrik 2021, 14:52 Nga DOSJA
Plagosje, goditje me thikë dhe dhunë ndaj gruas, bien në prangat

TIRANË– Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Një person u kap në kryeqytet pasi Gjykata e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Dy persona, H. B., 30 vjeç dhe Sh. K., 37 vjeç, ranë nëpranga pasi ushtruan dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre. Po ashtu, është shpallur në kërkim 50-vjeçari E. M., pasi në Kombinat, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) D. B., 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë; Bien në prangat e Policisë 7 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit S. D, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. B., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. K., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë ndalimim e shtetasit L. H., 35 vjeç( i kapur nga sherbimet e Komisariatit Nr.3) pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

H., 26 vjeç dhe A. H., 68 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; K., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Më datë 21.07.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E. M., 50 vjeç, pasi në Kombinat, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin D. B., 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 Më datë 21.07.2021, ka rënë zjarr në mjetin në pronësi të shtetasit S. P., 66 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 7 persona në tiranë arrestohen 7 persona në tiranë

Sondazh

Poll