Aktualitet

Për herë të parë pas 97 vitesh! Hiqet busti i heroit Çerçiz Topulli nga sheshi i Gjirokastrës, shkak bëhen punimet për

22 Korrik 2021, 14:46 Nga DOSJA

GJIROKASTËR– Turqit nuk mundën por shqiptarët e bënë! Sot, për herë të parë pas 97 vitesh, busti i heroit Çerçiz Topulli është zhvendosur nga sheshi kryesor i qytetit të  Gjirokastrës.

Mësohet se lëvizja e bustit ka ndodhur për shkak të punimeve që po zhvillohen për rehabilitimin e shtetit dhe ndërtimin e një parkimi nëntokësor, por nuk dihet se ku po ruhet momumenti. E veçanta e tij, është se shtatorja bashkë me bazamentin janë punuar nga mjeshtri Odise Paskali në vitin 1934 dhe se gjithçka është paguar nga vetë qytetarët.

E gjithë puna e mjeshtrit kushtoi rreth 3600 franga ari, të cilat banorët i mblodhën për të nderuar heroinë e tyre. Zhvendosja e bustit nxiti më herët debatet mes palëve dhe shoqërisë civile, por shtatorja e heroit do të rikthehet sërish në përfundim të punimeve. 

Topulli lindi në Gjirokastër në vitin 1880, një prej 13 fëmijëve të Agush dhe Haso Topullit. Pas shkollës fillore, shkon në Janinë, në shkollën turke. Në prill të 1907 komandoi çetën e armatosur që vepronte në Shqipërinë e Jugut, e sidomos në krahinat e Gjirokastrës dhe të Korçës. Ai u njoh si veprimtar i çështjes kombëtare bashkë me të vëllanë, Bajo Topullin.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet busti i çerziz topullit çerçiz topulli busti i çerziz topullit çerçiz topulli

Sondazh

Poll