Aktualitet

E RËNDË/ Kris arma në Zvërnec për sipërfaqen e tokës! Bën sherr me një familje, pronari i plazhit privat qëllon tre he

22 Korrik 2021, 10:23 Nga DOSJA
E RËNDË/ Kris arma në Zvërnec për sipërfaqen e

VLORË– Plumbat dhe plazhi duket se janë një dyshe e pandarë! Një tjetër incident është shënuar në plazhin e Zvërnecit, ku pronari i një zonë private, Luçio Rroko ka qëlluar tre herë në ajër. Ngjarja ndodhi ditën e sotme në mesditë, teksa të gjithë pushuesit ndodheshin pranë, por fatmirësisht nuk është rrezikuar jeta e askujt.

E gjitha nisi pas një sherri me një tjetër familje për sipërfaqen e tokës që do të shfrytëzohet këtë sezon, por nuk dihen detaje të tjera. Në debat e sipër, 42-vjeçari nxorri armën nga brezi dhe qëlloi në ajër, duke terrorizuar të gjithë pushuesit. Paraprakisht bëhet me dije se Rroko kishte si synim që të frikësonte familjen, e cila po pushonte në plazh. Pasi qëlloi, ai u largua me shpejtësi me motorin e tij, duke iu fshehur kështu edhe Policisë së Shtetit.

Efektivët janë vënë në ndjekje të autorit dhe të personave të tjerë, të cilët janë përfshirë në ngjarje, ndërsa familja me të cilën ndodhi konflikti është marrë në pyetje për të zbuluar më shumë detaje lidhur me sherrin. 

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lucio rroko te shtena me arme ne vlore lucio rroko te shtena me arme ne vlore

Sondazh

Poll