Sport

VIDEO / Rey Manaj, tris golash për të mos u larguar nga Barcelona…

21 Korrik 2021, 20:04 Nga DOSJA
VIDEO / Rey Manaj, tris golash për të mos u larguar nga

SPANJE – Barcelona e ka mposhtur 4-0 skuadrën e Gimnasticës në miqësoren e parë para startit të sezonit të ri të La Ligas. Heroi i ndeshjes ishte Rey Manaj, të cilit trajneri Koeman, në pjesën e dytë, i besoi një vend në skuadrën katalane.

Sulmuesi i kombëtares kuqezi shkëlqeu, duke shënuar një tris golash në këtë miqësore. Ai i hapi rrugë fitores së thellë, me golin e parë të shënuar në minutën e 64-t, për të vazhduar me golin e tretë në minutën e 86-të dhe golin e katërt dhe të tretin personal në minutën e 90-të nga pika e penalltisë.

Me këtë tris, por edhe lojën e zhvilluar në prani të presidentit Joan Laporta në shkallët e stadiumit, sulmuesi shqiptar Rey Manaj dha shenja, që ndoshta ndryshojnë planet e drejtuesve “blaugrana”, për mbajtur atë edhe për sezonin e ri në radhët e Barcelonës.

 

 

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gimnasticës heroi i ndeshjes ishte rey manaj në prani të presidentit joan laporta shënuar një tris golash në këtë miqësore gimnasticës heroi i ndeshjes ishte rey manaj në prani të presidentit joan laporta shënuar një tris golash në këtë miqësore

Sondazh

Poll

Sport 21 Korrik 2021, 14:17

QIPRO – Vllaznia, pasi ka bërë mrekullinë ndaj Siroki Brijeg në “Loro Boriçi” dhe është kualifikuar për në turin e dytë të “UEFA Conference League”, nesë...