Sport

VIDEO / Arlind Kalaja: “Ky qenka si burg, thashë se mos ngatërrova rrugën!”

21 Korrik 2021, 19:28 Nga DOSJA
VIDEO / Arlind Kalaja: “Ky qenka si burg, thashë se mos

QIPRO – Skuadra e Vllaznisë, para ndeshjes së nesërme ndaj AEL të Limasolit, ka zhvilluar stërvitjen në të këtij qyteti. Futbollistët shkodranë sa janë befasuar, aq edhe janë zhgënjyer, nga impianti ku do të zhvillohet ndeshja.

Përpos terrenit të dëmtuar dhe aspak të papërshtatshëm për të qarkulluar topin, edhe mjediset e tjera të këtij impianti, linin për të dëshiruar. Ato nuk plotësonin kushtet më minimale, për të mos folur pastaj për luks.

Shikojeni videon dhe dëgjoni fjalët e mesfushorit shkodran Arlind Kalaja, i cili nga dhoma e zhveshjes doli pak më vonë se shokët: “Kjo është dalja, hë. Ky qenka si burg, për Zotin si burg. Thashë mos ngatërrova rrugën!”

Të enjten, në orën 19:00, në stadiumin “Venue Tsirion Athlítiko Kentro” të Limasolit, nën drejtimin e gjyqtarit danez Mads-Kristoffer Kristoffersen, skuadra e Vllaznisë do të përballet me skuadrën vendase AEL, për turin e dytë të “UEFA Conference League”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “venue tsirion athlítiko kentro” ael të limasolit skuadra e vllaznisë “venue tsirion athlítiko kentro” ael të limasolit skuadra e vllaznisë

Sondazh

Poll

Sport 21 Korrik 2021, 14:17

QIPRO – Vllaznia, pasi ka bërë mrekullinë ndaj Siroki Brijeg në “Loro Boriçi” dhe është kualifikuar për në turin e dytë të “UEFA Conference League”, nesë...