Sport

Diego Simeone i bën planet pa Griezmann: “I uroj më të mirën te Barcelona”!

21 Korrik 2021, 17:34 Nga DOSJA

SPANJE – Ditët e fundit, mediat spanjole kanë hedhur idenë, se midis Atletico Madridit dhe Barcelonës, po projektohet një shkëmbim i mundshëm, midis mesfushorit madrilen Saul Niguez dhe sulmuesit francez të katalanasve, Antoine Griezmann.

Mirëpo gjërat duket se nuk po ecin ashtu siç mendohej. ‘El Cholo’, trajneri i Atletico Madridit, në një intervistë të fundit, lë të kuptohet se s’do të ketë shkëmbime edhe pse asgjë nuk i dihet asnjëherë në futboll. Diego Simeone ka pranuar se ka raporte të veçanta me francezin, por i uron fat te Barcelona.

“Kam një raport të shkëlqyer me Griezmann, flas jashtë kontekstit sportiv. Fëmijët e mi luajnë me fëmijët e tij. Mbi të gjitha, e respektoj për atë që ka dhënë për Atletico Madrid. I uroj më të mirën te Barcelona, Antoine është një futbollist i jashtëzakonshëm. Uroj të rikthehet lojtari që njohim të gjithë, i uroj suksese me Barcelonën,”– është shprehur Simeone.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport antoine griezmann atletico madridit barcelonës diego simeone saul niguez antoine griezmann atletico madridit barcelonës diego simeone saul niguez

Sondazh

Poll

Sport 21 Korrik 2021, 14:17

QIPRO – Vllaznia, pasi ka bërë mrekullinë ndaj Siroki Brijeg në “Loro Boriçi” dhe është kualifikuar për në turin e dytë të “UEFA Conference League”, nesë...