Sport

Gjeniu mbetet gjeni… Ronaldinho i mahniti të gjithë në “El Classico”, ja magjitë e 41-vjeçarit

21 Korrik 2021, 14:58 Nga DOSJA
Gjeniu mbetet gjeni… Ronaldinho i mahniti të gjithë në

IZRAEL– Ronaldinho ishte protagonisti i madh i “El Clasico-s” së Legjendave që u zhvillua në Izrael në praninë e 25.000 tifozëve që kishin mbushur shkallët e stadiumit. Me disa kilogramë më tepër, braziliani nuk e kishte humbur magjinë e dikurshme,kur vallëzonte me topin në fushat e blerta.

41-vjeçari nuk e kishte humbur as buzëqeshjen sa herë bënte ndonjë nga magjitë e tij, siç ishte rasti kur u përpoq të befasonte me një goditje nga larg, thuajse nga mesi i fushës, por topi përfundoi shumë pak larg kuadratit të Real Madridit. Një spektakël i vërtetë, i pamundur për futbollistët aktivë. Ai madje kishte kohë për të “dribluar” edhe një reporter në pushimin për të pirë ujë, pak para se të kthehej në fushë për të shënuar nga pika e bardhë e penalties (1-0).

Ronaldinho duket i rilindur pas disa peripecive që kaloi në vitin 2020 kur u arrestua së bashku me vëllain e tij në Paraguaji për pasaporta false dhe kur në atë vit, ndërroi jetë nëna e tij për shkak të Covid-19.

There’s something about watching Ronaldinho play that will always make me smile ?

?: @FCBarcelonapic.twitter.com/zKFl9Y1ggj

— SPORTbible (@sportbible) July 20, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona ronaldinho barcelona ronaldinho

Sondazh

Poll

Sport 21 Korrik 2021, 14:17

QIPRO – Vllaznia, pasi ka bërë mrekullinë ndaj Siroki Brijeg në “Loro Boriçi” dhe është kualifikuar për në turin e dytë të “UEFA Conference League”, nesë...