Sport

Ronaldo po mendon për Manchester United, portugezi ka kontaktuar trajnerin Solskjaer dhe dëshiron një rikthim në Angli

21 Korrik 2021, 14:37 Nga DOSJA
Ronaldo po mendon për Manchester United, portugezi ka kontaktuar trajnerin

TORINO-Do të qëndrojë apo jo Cristiano Ronaldo te Juventus, kjo është dilema e madhe në shtëpinë bardhezi. Te Juventusi kjo që sapo ka nisur parashikohet të jetë një javë e nxehtë pasi me shumë gjasa do të vendoset e ardhmja e yllit të skuadrës.

Për lojtarin është përfolur për një rikthim te Manchester United, por drejtuesit e këtyre të fundit kanë qenë të qartë, do të hyjnë në negociata vetëm nëse Ronaldo merr në konsideratë të përgjysmojë pagën e tij vjetore. Klubi bardhezi nuk arriti dot të fitonte titullin e 10-të rradhazi dhe duke pasur parasysh financat për të mbajtur Ronaldon me të njëjtën pagë është e vështirë.

Ronaldo ka pasur kontakte me trajnerin e Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer dhe thuhet se lojtari po mendon vërtet për një rikthim në “Old Trafford” para se të vendosë të largohet nga futbolli aktiv.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport manchester united ronaldo manchester united ronaldo

Sondazh

Poll

Sport 21 Korrik 2021, 14:17

QIPRO – Vllaznia, pasi ka bërë mrekullinë ndaj Siroki Brijeg në “Loro Boriçi” dhe është kualifikuar për në turin e dytë të “UEFA Conference League”, nesë...