Sport

Australia për herë të tretë, Olimpiada e vitit 2032 në Brisbane!

21 Korrik 2021, 14:36 Nga DOSJA
Australia për herë të tretë, Olimpiada e vitit 2032 në

JAPONI – Lojërat Olimpike të vitit 2032 do të zhvillohet në Brisbane të Australisë. Ky ishte edhe i vetmi kandidat për mikpritjen e këtij edicioni, i cili u miratua në sesionin e 138-të të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, të mbajtur në Tokio.

Australia do të mikpresë në këtë mënyrë Lojërat Olimpike për herë të tretë në histori, pas atyre në Melbourne më 1956 dhe 32 vjet më pas në Sidney më 2000 dhe tani vjen Brisbane më 2032.

Ishte kjo një zgjedhje që ndryshon edhe sezonin e lojërave, duke qenë se për Olimpiadën e 35-të do të garohet gjatë dimrit dhe jo në verë siç ndodh tani në hemisferën e Veriut. I kuptueshëm ishte entuziazmi i delegatëve australianë që ndodhej në Tokio.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme ,- deklaroi Richard Colbec dhe Adrian Schrinner,- po punojmë prej shumë vitesh për këtë projekt dhe sot për ne është si të prekim qiellin me dorë. Ne kemi gati shumë struktura dhe të tjera do të realizohen.

Por duke patur parasysh edhe buxhetin tone, besoj se zgjedhja e Brisbane është e duhura, pasi i kemi bërë mirë llogaritë dhe kemi një buxhet në linjë me mundësitë tona. E dimë se me çfarë vështirësish përballemi, por jemi gati”.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport lojërat olimpike të vitit 2032 në brisbane të australisë në sesionin e 138-të të komitetit olimpik ndërkombëtar lojërat olimpike të vitit 2032 në brisbane të australisë në sesionin e 138-të të komitetit olimpik ndërkombëtar

Sondazh

Poll

Sport 21 Korrik 2021, 14:17

QIPRO – Vllaznia, pasi ka bërë mrekullinë ndaj Siroki Brijeg në “Loro Boriçi” dhe është kualifikuar për në turin e dytë të “UEFA Conference League”, nesë...