Sport

Debutoi në Formula 1 me Jordan 191, pas 30 vitesh Mick Schumacher teston makinën e parë të babait si profesionist

21 Korrik 2021, 14:20 Nga DOSJA
Debutoi në Formula 1 me Jordan 191, pas 30 vitesh Mick Schumacher teston

GJERMANI-Makina e parë e Michael Schumacher si profesionist është testuar nga djali i tij Mick. Një ëndërr e bërë realitet për shoferin e ri të Haas, dy ditë pas garës së Britanisë së Madhe fituar nga Lewis Hamilton.

“Në makinën e babait tim”, shkroi gjermani në rrjetet sociale i cili në fakt kishte nderin të bënte disa xhiro në Silverstone me Jordan 191, makinë me të cilën ish-kampioni bëri debutimi në Formula 1 në vitin 1991. Krahas Schumacher jr nuk mund të mungonte prania e Sebastian Vettel i cili virtualisht shoqëroi bashkatdhetarin më të ri në një përvojë që vështirë se do ta harrojë.

Mick Schumacher 2021
Për Mick është sezoni i parë mes të mëdhenjve pasi fitoi kampionatin e Formula 2. Falë një Haas jo shumë konkurrues, Schumi jr. ende nuk ka fituar pikën e tij të parë në kampionat.

Në Silverstone ai përfundoi i 18, pothuajse gjithmonë duke ndjekur rezultate në përputhje me shokun e tij të skuderisë, Nikita Mazepin. Rezultati më i mirë i sezonit erdhi në garën e çmendur të Baku, ku ai vendosi emrin e tij në vendin e 13.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport formula 1 michael schumacher formula 1 michael schumacher

Sondazh

Poll

Sport 21 Korrik 2021, 14:17

QIPRO – Vllaznia, pasi ka bërë mrekullinë ndaj Siroki Brijeg në “Loro Boriçi” dhe është kualifikuar për në turin e dytë të “UEFA Conference League”, nesë...