Sport

21 Korrik 2021, 14:17 Nga DOSJA

QIPRO – Vllaznia, pasi ka bërë mrekullinë ndaj Siroki Brijeg në “Loro Boriçi” dhe është kualifikuar për në turin e dytë të “UEFA Conference League”, nesër do të përballet me skuadrën qipriote AEL të Limasolit, një kundërshtar favorit në letër.

Këtë duket e dinë mirë edhe shkodranët, të cilët edhe pse marrin pjesë në një kupë Europe pas një dekade, janë të gjithë në këmbë. Askush nuk ‘pushon’ edhe pse Vllaznia ka fluturuar nga Shqipëria dhe ka mbërritur pas ores 4 të mëngjesit të sotëm të Limasol.

Atmosfera në kampion kuqeblu është optimiste. Shikoni disa nga pamjet e fiksuara në avion, por edhe në hotel “Curium Palace”, ku është akomoduar Vllaznia.

Trajneri Thomas Brdariç në orën 2 të mëngjesit, për rastësi, apo për të larguar presionin, pastron dhëmbët në avion. Diku pranë tij, drejtori sportiv, Matko Djarmanti, i cili në 10.000 metra largësi shikon lojën e skuadrës dhe përgatitet për video-analizën, qoftë të Vllaznisë, por edhe atë të qipriotëve të AEL-it.

Me të mbërritur në Limasol dhe akomoduar në hotel, ndërsa futbollistët dhe stafi teknik ‘pushojnë’ për stërvitjen e pasdites, pjesa tjetër e ekipit, kryesisht drejtues të Vllaznisë, fillojnë nga ‘puna’.

Kryebashkiakja Voltana Ademi, ende presidente e skuadrës, vrapon në një pistë; sponsori Alban Xhaferi, i cili e çoi Vllazninë në Europë, gjithashtu përpiqet të vrapojë, ndërsa ish-administratori Suad Lici, shfrytëzon pishinën e hotelit për të bërë disa metra not. Vllaznia është e gjitha në këmbë, askush nuk pushon…

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alban xhaferi hotel “curium palace” i cili e çoi vllazninë në europë i cili në 10.000 metra largësi shikon lojën e skuadrës ish-administratori suad lici kryebashkiakja voltana ademi matko djarmanti trajneri thomas brdaric uefa conference league alban xhaferi hotel “curium palace” i cili e çoi vllazninë në europë i cili në 10.000 metra largësi shikon lojën e skuadrës ish-administratori suad lici kryebashkiakja voltana ademi matko djarmanti trajneri thomas brdaric uefa conference league

Sondazh

Poll