Sport

“Është seksist”, Mourinho në shënjestrën e gazetares angleze: Nuk donte t’i…

21 Korrik 2021, 14:04 Nga DOSJA
“Është seksist”, Mourinho në shënjestrën e

ANGLI-Polemikë e re mbi Jose Mourinhon i akuzuar si seksist nga një gazetare angleze. Historia i referohet periudhës së tij të fundit te Tottenham. Trajneri portugez do të ishte akuzuar publikisht këtë herë nga gazetarja Beth Fischer. Sipas asaj që u raportua nga personi në fjalë, trajneri aktual i Romës do të kishte shfaqur një qëndrim të qartë seksist ndaj saj.

Dy burime do t’i kishin thënë asaj se “Special One” nuk dëshironte në asnjë mënyrë, kur ishin në Tottenham, që ekipi i femrave të stërvitej afër ekipit të tij.

“Ai donte që ata të stërviteshin në një fushë sa më të largët, nuk donte t’i dëgjonte ato”, sigurojnë burimet e Beth Fischer. “Special One” ishte trajner i skuadrës londineze mes viteve 2019 dhe 2021.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport josë mourinho tottenham josë mourinho tottenham

Sondazh

Poll