Sport

Zyrtare: Prezantohet Alaba te Reali, merr numrin e Sergio Ramos

21 Korrik 2021, 13:16 Nga DOSJA

SPANJE – Gjithçka tashmë është zyrtare. David Alaba ka nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare dhe është prezantuar sot si lojtar i ri i Real Madridit, ndërsa ka zgjedhur edhe numrin që do të mbajë në skuadër.

Pas një dekade në radhët e Bayern Munich mbrojtësi austriak është larguar me parametra zero nga bavarezët, për të nisur dhe provuar një aventurë të re te klubi “los blancos”.

E veçanta e Alabas te Real Madridi është numri që ai do të mbajë në fanelë. Mbrojtësi i majtë austriak ka përzgjedhur numrin 4, të cilin e ka patur kapiteni Sergio Ramos, që para pak ditësh u largua për te Paris SG.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport david alaba kapiteni sergio ramos mbrojtësi austriak numrin 4 real madridi david alaba kapiteni sergio ramos mbrojtësi austriak numrin 4 real madridi

Sondazh

Poll